Trafiku i 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi, dënohet me burg të përjetshëm organizatori shqiptar
Shqiptari Aleksandër Pemaj është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për trafikun e 1.2 ton kokainë nga ishulli St. Vincent në Karaibe drejt Greqisë.
Mediat e greke, bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në vitin 2020, ndërkohë Pemaj sipas tyre ishte organizatori i grupit të trafikut të drogës.
Në këtë operacion janë arrestuar në total 13 persona, sakaq mësohet se përveç Pemajt, me burd të përjetshëm janë dënuar edhe 4 të tjerë ndërsa 8 të pandehurit e tjerë u dënuan me 12 deri në 18 vjet burg.
Kokaina u kap në Greqi, në Agios Vikentios në Astakos, Etoloakarnania në 2020 teksa Sandër Pemaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë greke.
Ai ka qenë disa herë në burg, madje emri i tij njihet gjerësisht për përplasjen me armë me policinë greke në lagjen Virona të Athinës, ku protagonistë ishin dhe Marian Kolaj që u vra më pas në kufirin greko-shqiptar dhe Nikolla Todi që u ekzekutua në vend.
Sasia e kokainës që kapte vlerën e 50 milion eurove ishte gati për tu hedhur në tregun e paligjshëm të Europës dhe Afrikën Perëndimore, por u kap në një banesë në Greqi pasi kishte ardhur me një varkë me vela nga Karaibet.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, sasia prej 1 181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50.000.000 euro, u sekuestruan edhe shuma cash prej 231.000 euro, 3 pistoleta, 1 kallashnikov, 5 autovetura dhe 19 celularë.
‘Truri’ i organizatës që bëri transportin thirrej ‘Doktori’ dhe ishte shqiptar.
Në operacion morën pjesë dhe dy policë të infiltruar që dëshmua dhe në gjyq ndaj të akuzuarve teksa në transportin e drogës ishin përfshirë disa shqiptarë.

