Greqia zgjohet nga lëkundjet, tërmet me madhësi 4.1 të shkallës Rihter në Thiva
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2021, 07:59
Një tërmet me madhësi 4.1 të shkallës Rihter ka lëkundur shtetin fqinj sot, në orën 07:05 në Thiva. Mediet greke njoftojnë se tërmeti ëshjtë ndjerë dhe në Atikë.

Sipas matjes së Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tëremtit ishte 2 kilometra në juglindje të Thivës. Tërmeti kishte thellësi prej 5 km ai u ndie në zonat përreth, të tilla si Atikë. Nuk janë raportuar dëme materiale dhe të lënduar.
