Mbi 3 tonë drogë nga Shqipëria në Itali, dënohen me 70 vite burg trafikantët, mes tyre dhe shqiptarë
Gjykata italiane ka dënuar me rreth 70 vite burg për shqiptarët e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “San Silvestro”.
Medait italiane, bëjnë me dije se janë dënuar 10 trafikantët e drogës Alban Limaj, Teodoro Vindice, Alvaro Aliaj, Erfan Bajrusi, Mario Epicoco, Geraldo Ismailaj, Claudio Rillo, Vitantonio Roma, Antonio Summa dhe Cosimo Conte.
Siç raportohet, personat e mësipërm në kuadër të operacionit, i zhvilluar në vitin 2018, u kapën me 3 ton 750 kg marijuanë.
Gjykata ka arritur që të zbusë disi dënimet për shqiptarët, ndryshe nga se kishte kërkuar prokurori.
Të dënuarit dhe vitet e dënimit
16 vjet (krahasuar me 18 të kërkuara nga prokurori) për Alban Limaj, një shqiptar 33-vjeçar;
14 vjet e 4 muaj (kërkesa ishte për 20 vjet) për Teodoro Vindice , 55 vjeç, nga Brindisi;
7 vjet e 4 muaj (kërkesa ishte për 8 vjet e 8 muaj) për 29-vjeçarin shqiptar Alvaro Aliaj që banonte në marinën e Leçes të Frigole;
5 vjet e 8 muaj (kërkohej, 8 vjet e 8 muaj) për Erfan Bajrusi, 25 vjeç nga Leçe që jeton në Casalabate;
3 vjet, 4 muaj dhe një gjobë prej 20,000 euro (kërkesa ishte për 4 vjet, 3 muaj, 10 ditë, plus një gjobë prej 44,790 euro) për Mario Epicoco, 40 vjeç, nga Brindisi;
Franca: Kemi hyrë në valën e katërt të pandemisë
19 Korrik, 22:38
5 vjet, plus një gjobë prej 30,000 euro (kërkohej: 3 vjet, 4 muaj, plus një gjobë 28,000 euro), për Geraldo Ismailaj, një shqiptar 42-vjeçar, me vendbanim në Valsamoggia (Bolonja);
3 vjet e 4 muaj, plus një gjobë prej 20 mijë eurosh (kërkohej: 3 vjet e gjysmë, plus 32 mijë euro gjobë), për Claudio Rillo , 56 vjeç, nga Brindisi;
7 vjet e 8 muaj (krahasuar me 12 vjet e dy muaj të kërkuara nga prokurori) për Vitantonio Roma, 46 vjeç, nga Brindisi;
5 vjet dhe 4 muaj (krahasuar me 8 vjet, 10 muaj dhe 20 ditë të kërkuara nga prokurori) për Antonio Summa , 29 vjeç, nga Brindisi.
Dënimi i vendosur ndaj Cosimo Conte , 52 vjeç, nga Francavilla Fontana, përfundoi në bankën e të akuzuarve për ndihmë dhe mbështetje, sepse ai ishte përpjekur t’i shmangej hetimeve, duke gënjyer policët për anijen, për të cilën ai dukej se ishte pronar, është një vit e gjysmë.

