Rrugët ende të pa pastruara nga përmbytjet e djeshme në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2021, 11:28
Ditën e djeshme, 18 korrik, Kosova u përfshi nga reshje të mëdha shiu duke shkaktuar përmbytje në disa qytete të Kosovës. Nga përmbytjet janë shkaktuar dëme të shumta materiale, njofton Bota Sot.
Nëpër sheshet e Prishtinës vërehen dëme të shumta e sidomos pas vendosjes së tavolinave dhe ambienti i krijuar “Verë n’Akull”, në sheshin “Zahir Pajazi”, ku janë dëmtuar tavolina dhe shumëçka tjetër.

Madje sheshet nuk janë pastruar ende nga dëmet që kanë lënë vërshimet.

