Shkodër, qarkullonte me armë zjarri dhe para me vete në qytet, prangoset biznesmeni Isuf Isufi

Qarkullonte me armë zjarri me vete në qytet, vihet në pranga biznesmeni Isuf Isufi.

Policia e qytetit ka arrestuar në mbrëmje biznesmenin për mbajtje pa leje të armevë. Isufi ka qenë me parë zv/president i Vllaznisë.

Isuf Isufi ka qenë më parë i dyshuar për dy vrasje në 1997 dhe është djali i tezes së Vig Shegës, i cili mbeti i vrarë me snajper nga kalaja e Shkodrës.

Po ashtu, atij i janë sekuestrohet arma zjarrit dhe një shumë e konsiderueshme lekësh.

''Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin I. I., të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".'' - njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.Shkodër, qarkullonte me armë zjarri dhe para me vete në qytet,