Rrëfehet burri që vrau të dashurën: E hodha në det, ishte moment i keq
I dashuri i 26 vjeçares fatkeqe, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike rrëfeu sot, 18 korrik, në orët e para të mëngjesit krimin e tij. Ai ka pranuar vrasjen duke thënë në polici " Unë e hodha në det! Çfarë bëra, ishte ora e keqe".
Media greke raportojnë se, trupi i pajetë i 26-vjeçares u nxor nga deti më 16 korrik, në zonën e Folegandros në Korinthos.
Sipas rezultateve të raportit mjeko-ligjor, vajza e re kishte dëmtime në duar, këmbë dhe shpinë, me sa duket nga rënia nga shkëmbinjtë, kur partneri i saj 30 vjeçar e shtyu atë në plazhin Lygaria në Folegandros.
Sipas autoriteteve çifti ka konfliktuar kohët e fundit. E njëjta gjë ndodhi dhe të premten, ndërsa çifti kishte në makinë. Ata debatuan, si pasojë 30 vjeçari ndali makinën, e ndoqi 26 vjeçaren nga mbrapa dhe më pas e hodhi atë në ujë, nga një shkëmb i lartë.
Mësohet se ai e ka goditur viktimën me gurë para se ta shtynte dhe ta hidhte në det. Megjithatë ai pretendon se më pas ai u zhyt në det për ta shpëtuar, por kur e gjeti pa ndjenja të renë, e braktisi dhe u largua.

