Franca: Kemi hyrë në valën e katërt të pandemisë

Zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Atal, ka deklaruar se Franca ka hyrë në valën e katërt të pandemisë.

“Ne kemi hyrë në valën e katërt të pandemisë” tha ai.

Sipas “TheGurdian”, Atal informoi se qeveria franceze po ecën përpara me planin e saj të ri për të luftuar variantet e reja të Covid-19 dhe për të zvogëluar numrin e shtrimit të pacientëve në spitale.

Mësohet se plani nga qeveri për të parandaluar pandeminë, përfshinë vaksinmin e detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë.

Franca ashtu si edhe shumë vende në Europë po përballen me rritjen e infektimeve nga mutacioni “Delta”