Turizmi mjekësor/ Të huajt interes për ndërhyrjet estetike në Shqipëri, rimodelimi i hundës kërkesa kryesore

Kirurgjia plastike po kthehet në një industri me interes të lartë nga qytetarët. Mjeku, Besim Boçi, thotë se për specialitetin e ORL, ndërhyrja më e kërkuar është rimodelimi i hundës.

Pavarësisht pandemisë, numri i të interesuarve ka qenë gjithnjë i lartë për këtë ndërhyrje.

"Ndërhyrjet estetike të specialitetit ORL janë krthyer në një trend dhe industri më vete dhe vendin e parë e zë rimodelimi i hundës."

Operacionet estetike po ndikojnë në fuqizimin e këtij turizmi mjekësor.

Emigrantët zgjedhin Shqipërinë për të bërë këto ndërhyrje.

Kjo sipas Boçit për shkak të çmimit të favorshëm në klinikat tona krahasuar me ato jashtë vendit.

"Është më e lehtë të zgjedhësh mjekun më të mirë në Shqipëri sesa në Amerikë sepse këtu informacioni është më shumë i aksesueshëm dhe më kryesorja është kostoja."

Gjatë kësaj periudhe një ulje të numrit të pacientëve është shënuar vetëm te të huajt, të cilët kishin pak informacion për detyrimet anti-Covid.

"Vazhdimisht na shkruajnë dhe kërkojnë rimodelim hunde por gjithmonë i termben karantinës që mendojnë se mund të bëjnë në Shqipëri."

Sipas mjekëve, më të interesuar janë të rinjtë, e sidomos vajzat.

"Kryesisht moshat e reja dhe dominon seksi femër."

Bluzat e bardha të ORL-së thonë se këto ndërhyrje nuk kanë rrezik për pacientët nëse kryhen në klinika të specializuara dhe të licencuara pasi konsiderohen si operacionet më të lehta.