I dënuar me mbi 5 vite burg, arrestohet 24-vjeçari në Durrës, po transportonte 8 emigrantë ilegalë
Një 24-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgimm, është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit, të koduar "Qafë Plloça", në pranga ka rënë Eralind Pirraçi, i cili është dënuar veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
Mësohet se i riu është kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit prej 300-350 euro, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.
“Ky shtetas, më datë 03.03.2020, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (të arrestuar në kuadër të këtij operacioni), janë kapur duke transportuar me një mjet tip "Volkswagen" dhe një mjet tip "Benz", 8 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit prej 300-350 euro, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së. “
Pirraçi është dërguan në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtjeshme.

