Vasili: Rama dhe ministrat pjesë e një strukture kriminale për të vjedhur shqiptarët me tendera
Në një intervistë për RTV Ora, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se është një hajdutëri shtetërore e mirëorganizuar nga zyra e kryet të kryeministrisë ajo që po ndodh me tenderat në vend.
Ai tha se të gjithë ministrat janë pjesë e një strukture të mirëorganizuar kriminale që vjedh paratë e shqiptarëve.
Vasili: Kur dëgjoj këto shifra tenderash, që për ne ka qenë një shifër e ditur. Ne i kemi denoncuar para zgjedhjeve shumë tendera që fitoheshin në limit të çmimit. Është një hajdutëri shtetërore e mirëorganizuar nga zyra e kryeministrisë. Ne kemi bërë shumë denoncime për tenderat, bashkë me shoqërinë civile. Vetëm Open Data ka vënë në dukje procedura problematike të shumë tenderave. Unë vetë kam denoncuar një tender me vlerë 6-fish më të lartë se sa vlera reale.
Në fakt të gjithë ministrat janë pjesë e një strukture të mirëorganizuar kriminale që vjedh paratë e shqiptarëve. Të gjithë këta mbyllin gojën dhe këto raste marrin bekimin e tyre. Nëse do të kishte konstatime të tilla dhe kryeministri do të ishte duar jashtë, do të bënte ai vetë denoncime dhe të fuste në burg agjencinë e prokurimeve dhe gjithë ministrat. Këta kanë ngritur një strukturë për vjedhjen e parave publike. Të gjitha këto veprime janë bërë nën diktatin e ministrave, që vigjilojnë fondet publike para çdokujt tjetër. Por këta dalin e thonë se nuk kanë lidhje me këtë çështje.
Vasili shtoi se Për Teatrin ka 15 denoncime në SPAK nga shumë palë. Edhe për inceneratorët kemi bërë po ashtu, por nuk ka ndodhur asgjë, ka vetëm heshtje.
Vasili: Për Teatrin ka 15 denoncime në SPAK nga shumë palë. Edhe për inceneratorët kemi bërë po ashtu, por nuk ka ndodhur asgjë, ka vetëm heshtje. Edhe me vjedhjet e të dhënat u morën gazetarët nga SPAK-u, aq sa ndërhyri Gjykata e Strasburgut me urgjencë. Të mos harrojmë tenderat sekretë me 10-fish vlerë. Kur 70% e parave janë pa garë, kjo do të thotë se këto shkojnë të gjitha në xhep. Këtu hajdutëria ka dalë sheshit. Rama në fakt është i shqetësuar se hajdutët i kanë dalë jashtë kontrollit.

