Vrasja e Santiago Malkos, SPAK dërgon për gjykim 7 të pandehur

SPAK përfundon hetimet dhe i dorëzon gjykatës dosjen  ndaj vëllezërve Duka të akuzuar  vrasjen e Santiago Malkon mbrëmjen e 27 gushtit 2019.

Në përfundim të hetimeve prokuroria ka vendosur të marrë të pandehur për vrasje Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni, Dritan Aga.

Sipas akuzës motivi i ngjarjes  është përplasja e dy grupeve kriminale që ishin të rivalitet për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Organi i akuzës e ka lidhur vrasjen me dy ngjarje te rënda kriminale ajo e datës 26 gusht 2018 në një lokal në Kinostudio, ku mbetën të plagosur Juxhin Hamajezi, Rovaldo Mumajesi e Ibrahim Durollari, ku si autor dyshohej Santiago Malko. Si dhe tentativa për vrasjen e Erlis Dukës.

Sipas SPAK, pjesëtarët e grupit kriminal Duka, në shenjë hakmarrje, fillimisht në maj të 2019, planifikuan vrasjen e Ervis Martinaj, për vendndodhjen e të cilit ndonëse morën informacione, nuk arritën ta gjenin për ta vrarë. 

Ne dosje thuhet se  të pandehurit  organizuan dhe realizuan vrasjen e ish-policit, të cilin e qëllua, teksa udhëtonte me automjetin e tij “Mercedez Benz”, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Si prova kundër të dyshuarve renditen jo vetëm dëshmia e bashkë të pandehurit Blendi Teta, që po gjykohet në një proces të ndarë, por edhe provat e AND-së në dy makina.

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK dërgon për gjykim 7 të pandehur