Ishte duke u larë në det, mbytet pushuesi kosovar në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2021, 21:35
Një shtetas kosovar është mbytur pasditen e sotme në lagjen nr.13, Plazh, Durrës te "Shkëmbi Kavajës",
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 dhe shtetasi S. O., 80 vjeç, (pushues) ishte duke u larë në det.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
