Reagon kompania Bana King: Ofrojmë produktin më cilësor për tregun shqiptar e rajonal

Kompania e bananeve Bana King ka reaguar për publikun lidhur me disa lajme të përhapura për kontaminimi të produkteve dhe jo konform ligjit.

Kompania siguron se Bana King përzgjedh frutin më cilësor nga plantacionet më të mira ekzotike për t'ia ofruar konsumatorit besnik shqiptar, rajonal dhe më gjerë.

Në reagim BANA KING siguron të gjithë konsumatoret e frutit se do të jetë garantuesja e cilësisë dhe vlerave të familjes shqiptare e më gjerë.

Reagimi i kompanisë:

Duke marre shkak nga lajmet qe kane qarkulluar dhe qe vazhdojne te qarkullojne ne media online, televizione dhe ne shtypin e shkruar, nga pakujdesia ose  qellimi jo i mire, duam t'ju sqarojme se: BANA KING nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do te kete kurre qellim qe te kontaminoje biznesin me produkte qe nuk jane te denja per konsumatorin, familjet shqiptare dhe ne kundershtim me ligjin. BANA KING perzgjedh frutin e mrekullise dhe cilesor nga plantacionet me te mira ekzotike per tja ofruar konsumatorit besnik shqipetar, rajonal dhe me gjere.

BANA KING siguron partneret brenda dhe jashte kufijve shqipetar se kompania BANA KING ka qene, eshte dhe do te jete kompania e vlerave ne partneritet, ne besueshmeri, ne cilesi dhe ne zbatimin e ligjit. BANA KING siguron te gjithe konsumatoret e frutit te mrekullueshem se do te jete garantuesja e cilesise dhe vlerave te familjes shqipetare dhe me gjere. BANA KING ju drejtohet te gjithe punonjesve brenda dhe jashte vendit te vazhdojne te jene krenar qe jane dhe do te jene pjese e kompanise BANA KING.  BANA KING ju drejtohet te gjithe dashamiresve qe kane gezuar dhe gezohen per arritjet e kompanise BANA KING se nuk i ka zhgenjyer dhe nuk do ti zhgenjeje ne besueshmeri, ne zbatimin e ligjit, ne parimet e ndershmerise e te berit biznes. Administratori i BANA KING i drejtohet opinionit shqiptar dhe me gjere se beson ne ZOT dhe ne vlerat e familjes.