I riu në Berat kapet në flagrancë duke vjedhur banesën, i dyshuar dhe për një tjetër rast
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2021, 09:20
Një 23-vjeçar në Berat u arrestua në kushtet e flagrancës duke vjedhur një banesë.
Në pranga ka rënë shtetasit A.Z.banues në lagjen "30 Vjetori" pasi ka tentuar të vjedhë dy aparate celular dhe një portofol në banesën e shtetases E.H.
I riu dyshohet gjithashtu si autor i një vjedhje të ndodhur më parë në banesën e shtetasit B.S, ku ka marrë një sasi lekësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

