Konflikt në Sarandë, tre persona godasin me sende të forta 39-vjeçarin dhe i dëmtojnë makinën

Një 58-vjeçar, banues në Gjirokastër, ka rënë në prangat e policisë së Sarandës për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe "Shkatërrimi i pronës", kryer në bashkëpunim.

Shtetasi me inicialet A. R në bashkëpunim dhe me shtetasit E. F. dhe S. N. të shpallur në kërkim, në lagjen nr. 4, të qytetit të Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i ka dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë policia e Vlorës  ndaloi shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në Vlorë.

I riu dyshohet si autori i vjedhjes së biçikletave të 2 shtetasve dhe të çadrës së lokalit të një shtetasi tjetër, të ndodhura në muajve qershor dhe korrik, në qytetin e Vlorës.