Skuadrat mbërrijnë në “Wembley” por është kaos me tifozët pa bileta

Italia dhe Anglia kanë mbërritur në “Wembley” me autobusët respektivë teksa ora e startit po afron. Është situate e qetë por plot ankth për të dyja skuadrat por jashtë stadiumit më të famshëm në Angli ka edhe kaos.

Në disa pamje të transmetuara, tifozët  kanë çarë rrethimin në njërën hyrje për në impiantin duke tejkaluar edhe rrethimin për të hyrë pa bileta në stadium.

Situata ishte kaotike për disa minuta ku disa arritën të futeshin ndërsa ndërhyrja e policies qetësoi situatën.

Gjithsesi entuziazmi nuk mungon teksa ankthi dhe emocionet po shtohen për të gjithë.