Video/ McGregor në rënie të lirë, humbet triologjinë ndaj Poirier

Dueli i tretë mes Conor McGregor dhe Dustin Poirier nuk ishte në nivelin e duhur, jo se nuk pati dyluftim por përfundoi shumë shpejt.

Vetëm një raund pasi Mcgregor pësoi një dëmtim në këmbë dhe u detyrua të tërhiqej.

Gjithsesi në “T-Mobile Arena” në Las Vegas, dueli i shumëpritur i UFC 264 mes dy emrave të njohur, McGregor-Poirier u mbyll me dominimin dhe fitoren e këtij të fundit i cili në dy takimet e mëparshme kishte humbur të parën dhe triumfoi në të dytën dhe tani merr suksesin e tretë mes tyre.

Sapo filloi dueli në raundin e parë, ishte Poirier që nisi të sulmonte dhe ta dominonte McGregor i cili u tërhoq në një cep të oktagonit nën gjuajtjet dhe kapjen e amerikanit.

Sfida u mbyll me një knock-out teknik pasi 32-vjeçari nga Dublini u tërhoq duke shënuar edhe humbjen e 3 në 4 sfidat e fundit, që konfirmojnë edhe rënien e tij të lire.

Tanimë Dustin Poirier bëhet sfidanti numër 1 për titullin botëror që mbahet nga Charles Oliveira.

McGregor ndërkohe që do të operohet, edhe kur u nxorr me barelë nga ringu u pa duke kënduar e duke dhënë spektakël, ku kohët e fundit më shumë për këtë do të mbahet mend sesa për duelet në oktagon.