Ceferin: Shpresoj në një finale që do të mbetet në histori
Kur kanë mbetur pak orë nga finalja e madhe Angli-Itali në “Wembley”, nuk mund të mungonte një mesazh i kreut të qeverisë europiane të futbollit, Alexander Ceferin.
Ai shprehet se Euro 2020 ishte një event special me plot emocione dhe surpriza duke shtuar se edhe finalja mund të jetë e tillë e të mbetet në histori.
“Nga rekordet e Cristiano Ronaldos në fazën e grupeve deri te surprizat e mëdha të fazës së nokautit, Euro 2020 ka argëtuar dhe magjepsur të gjithë tifozët nga fillimi në fund. Tani ka ardhur momenti i së vërtetës për dy skuadrat që do të luajnë këtë sfidë të shumëpritur në Londër, në stadiumin ikonik të “Wembley”. Unë bashkohem me tifozë nga e gjithë bota duke shpresuar të marr pjesë në një ndeshje që do të mbetet në librat e historisë".
Kështu presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, u shpreh në një deklaratë në faqen zyrtare të instituconit disa orë para finales Itali-Angli.
Kujtojmë që do të jenë afro 67 mijë tifozë të pranishëm ku zyrtarisht kanë udhëtuar 6619 tifozë nga Italia dhe 58 mijë të tjerë do të jenë anglezë.
