Finalja/ Vargu: Italia mund të fitojë ndeshjen, është skuadër shumë e fortë

Në një lidhje me ‘Skype’ për emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Petrit Vargu, është shprehur se Italia mund të fitojë ndeshjen e sotme, pasi kjo e fundit luan një futboll shumë të mirë.

"Mendoj se do fitoj italiani, logjika më çon në këtë drejtim, Italia ka një skuadër për të parën herë që luan futboll të mirë, që imponon ndeshjen e saj kundërshtarit dhe në momentet që edhe kur vendos një taktikë mbrojtëse është sepse mendoj se benefitet janë më të mëdha.

Sot mendoj se Anglia ka avantazhin se lojtarët anglezë janë shumë të fortë, kur dalin një për një por Italia ka dy variante, e para mund të mbyllet në momentin që  caktuar, ose më fund të ndeshjes do të kemi  një qarkullim topi 60% të italianëve."