Ditë fati për italianët?! 18 vite më parë më 11 Korrik, Italia u shpall kampione bote

Në një lidhje me ‘Skype’  për emisionin “Sport  Magazinë” në Ora News, gazetarja Alba Kep, tha se mbrëmjen e sotme është një një finale e jashtëzakonshme.

Më tej ajo thotë se Italia pikërisht në 11 korrik të vitit 1982 u shpall kampione e botës. Ajo thotë se kjo kupë është realizuar nga mjeshtëritë Italinë dhe sipas saj peshon 8 kg dhe është e lartë 60 cm.

"Është një finale e jashtëzakonshme, por ne e kemi kupën dhe për kuriozitetin e publikut kupa është e realizuar nga artizanët italianë, është e gjitha argjend, peshon 8 kg dhe është e lartë 60 cm. Kjo kupë e realizuar nga mjeshtërit italianë, ne urojmë që të vijë në Itali.

Janë 12 mijë tifozë italianë në stadium. Është nisur një aeroplan enkas me tifozë italianë për të mbërritur në Romë. Sot është një ditë fantastike pasi kujtohet 11 korriku i vitit 1982, dita kur Italia ka dalë kampione e botës.