Finalja/ Zajmi: Italianët do e fitojnë ndeshjen me dinakëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2021, 18:36
Në një lidhje me ‘Skype’ për emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Uvil Zajmi ka komentuar ndeshjen e sotme mes Anglisë dhe Italisë.
Ai është shprehur se edhe pse anglezët luajnë në shtëpinë e tyre, italianët do e fitojnë ndeshjen me dinakëri.
"Anglezët pretendojnë se do fitojnë duke qenë se finalja do të zhvillohet në Angli, ndërsa italianët pretendojnë duke thënë se në dy ndeshje që luhen në Angli, kanë fituar ata. Problemi është se Italia ka dinakëri sepse nëse është për ta fituar një takim, sot ajo do të fitohet nga Italia. Anglezët janë të mirë, por talia do e fillojë ndeshjen me dinakëri."
