Finalja/ Zhupa: Italia do e nxjerr jashtë loje Anglinë nëse e nervozon

I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Eduard Zhupa është shprehur se Italia në ndeshjen e  sotme përballë Anglisë, do ketë avantazh nëse bën nervoze Anglinë.

"Nëse sot Italia e nxjerr jashtë loje përsa i përket anës psikologjike dhe bën nervoze Anglinë me qarkullim topi me mbajtje larg, atëherë do të jetë avantazh, përsa i përket sulmit të Anglisë, mendoj se Conte, duke qenë se ka qenë pjesë e skuadrës së Italisë, e njeh mirë këtë skuadër, të dy qendër mbrojtësit duhet të tregohen të kujdesshëm. Por sot do ketë dublime. Italia do të jetë e rrezikshme në zonat boshe."