Durrës/ Makina del nga rruga, plagosen 5 persona

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 9 korrik në Durrës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40, në lagjen nr.13.

Shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Opel", ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.