Përqafime, lule, ''sfilatë mode'' dhe torta, çfarë nuk u pa ditën e fundit të Kuvendit
Dita e sotme ka qenë seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë në Kuvendin e Shqipërisë.
Kuvendi i ri do të mblidhet në shtator kur një pjesë e madhe e deputetëve nuk do jenë më në karrigen e ligjvënësve dhe ku do të shohim opozitën jashtë parlamentare në sallë.
I pari që ka foluar në foltoren e Kuvendit ka qenë kryeparlamentari Gramoz Ruçi i cili do të largohet nga politika tashmë.
Pas fjalimit të tij, Gramoz Ruçit i janë dhuruar lule.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka shfaqur shenja afeksioni ndaj deputetit të opozitës Myslym Murrizi, me të cilin është përqafuar.
Murrizi një akt të tillë e la bërë edhe kundrejt ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, duke e përqafuar nga vendi i tij në sallë.
Po ashtu edhe deputeti Halit Valteri, është parë me disa torta me vete në ambientet e Kuvendit për të qerasur deputetët, pasi e bija e tij feston përvjetorin e parë të lindjes.
Nga ana tjetër, nuk kanë munguar takimet dhe bisedat mes deputetëve, pavarësisht bindjeve politike, pasi për shumë prej tyre kjo është hera e fundit që shkelin në atë sallë për këtë legjislature.














