Shuhet zjarri në Malin e Tomorrit, drejtori i ADZM: Terreni na vështirësonte punën, ka ende vatra aktive

Vatrat e zjarrit prej dhjetë ditësh vijojnë që të jenë aktive në malin e Tomorit.

Ditën e djeshme u bë i mundur neutralizimi i vatrave të zjarrit, kjo falë ushtrisë së xhenjove në Poshnjë , zjarrfikëses së Poliçanit dhe Skraparit , si dhe te gjithë stafit të ADZM-se të cilët u përballen me situatën e vështire të zjarrit , por duke mos lënë pa përmendur edhe helikopterin qe ndihmoi në hedhjen e ujit nga ajri me kova .

Drejtori i ADZM Fatos Nako bën një përmbledhje të situatës së rënies së zjarrit që prej ditës së parë deri në ditën e fundit të shuarjes së zjarrit .

Për Nakon dita e pare dhe e dytë ishte shume e vështire të ndërhynin sepse ishte tereni shume i vështirë .

"Fillimisht ai u shfaq në një zonë të vështirë në një lartësi mbi 1400 metër mbi nivelin e detit, por terreni i vështirë bëri të mundur përhapjen e mëtejshme të tij. Më pas është ngritur dhe shtabi i emergjencave duke bërë të mundur koordinimin e të gjithë forcave për të mundësuar shuarjen e vatrave të zjarrit. Në ditën e dytë erdhi helikopteri dhe bëri disa ndërhyrje nga ajri, por terreni i vështirë shkëmbor bënte që helikopteri të mos i afrohej mirë zonave të zjarrit.

Në ditën e katër zjarri doli në një pllajë dhe aty na mundësoi ndërhyrjen me forcat njerëzore. Pas 2 ditësh mundëm ta izolojmë zjarrin ën pjesën veriore të tij, ndërsa në pjesën jugore nuk na lejonte të punonim. Në ditën e 6 të zjarrit, helikopteri bëri 3 operacione. Ditën e djeshme mundëm ta izolonim zjarrin deh situata sot është mjaft e mirë, por nuk mund të themi që e kemi  fikur 100% sepse ka ende vatra të vogla.

Deri më tani nuk mund të futemi për të bërë dhe raportin në lidhje me sipërfaqen që është djegur, por mendojmë se mbi 200 hektarë mund të jetë dëmtuar”, ka thënë ai.

Ai tha se po punohet me inspektorët në bashkëpunim me prefekturën e Beratit për të nxjerrë  një shifër reale të pyjeve dhe sipërfaqes së djegur.