Shkrumbohet banesa dykatëshe në Mirditë, zjarrfikësit mbërrijnë me vonesë

Shkrumbohet nga flakët e zjarrit një banesë dy katëshe në fshatin Klos të njësisë administrative të Fanit në Mirditë.

Si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Distanca e largët e fshatit me qytetin e Rrëshenit, ka bërë që zjarrfikësit të mbërrijnë me vonesë, duke bërë që banesa të digjet e tëra.

Në këtë banesë jetonin 5 pjestarë të një familje.