Migrantët në Belgjikë në grevë urie, disa kanë qepur gojën
Qeveria e Belgjikës po përballet me presion në rritje ndërsa qindra migrantë vazhdojnë një grevë urie që ka zgjatur më shumë se një muaj.
Këtë javë, disa pjesëmarrës qepën gojën dhe po pranojnë vetëm sasi të vogla të lëngjeve, të tjerët nuk janë në gjendje të ngrihen sepse janë dobësuar shumë.
Greva filloi në maj në dy universitete dhe një kishë të Brukselit nga migrantët që përpiqeshin të merrnin letrat e qëndrimit të ligjshëm për të vazhduar jetesën në vend, ku disa thonë se ata kanë punuar dhe jetojnë prej një dekade.
Pa dokumentacion zyrtar, ata nuk janë në gjendje të marrin përfitimet e dhëna për banorët e Belgjikës, siç është kujdesi shëndetësor.
Vlerësimet e numrit të migrantëve që marrin pjesë në protestë janë deri në 400 - por sekretari i shtetit i migrantëve dhe azilit Sammy Mahdi ka thënë se shifra është rreth 200.
Punonjësit shëndetësorë të Kryqit të Kuq kanë ofruar ndihmë në universitetin ULB në Bruksel, ku migrantët po bëjnë grevë, shkruan skynews.
Një migrant nepalez që merr pjesë në grevën e urisë, Kiran Adhikeri, tha: "Nuk mund ta shpjegoj me një fjalë se si po ndihem."

