Ndodh në Greqi! E moshuara jetonte në një shtëpi me vëllanë e vdekur prej disa ditësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2021, 16:26
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 80-vjeçare jetonte me vëllanë e saj të vdekur prej disa ditësh. Mediat e huaja, bëjnë me dije se viktima në moshën 83-vjeçare është gjetur i vdekur në qendër të qytetet të Lamias.
Ndërkohë sipas dëshmive të fqinjëve 80-vjeçarja ishte me probleme të shëndetit mendor. Fillimisht policinë e njoftuan fqinjët e 80-vjeçares, pasi era e rëndë që dilte nga shtëpia e saj ishte bërë e padurueshme. Pas kontrollit të policisë, u gjet trupi i pajetë viktimës e më pas u dërgua në morgun e qytetit.
Vritet në mes të rrugës me dy plumba shqiptari në Strasburg
30 Qershor, 16:12
Ndërkohë që e motra e tij nuk ja kishte idenë se çfarë kishte ndodhur, pasi nuk kishte asnjë person tjetër në këtë jetë. Ajo gjithashtu është dërguar në spital për kujdes mjekësor.

