Gjendet një trup pa kokë në pyll, policia nis hetimet për vdekjen e 'pashpjegueshme'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2021, 19:29
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Britani.
Mediet e huaja bëjnë të ditur se një trup me kokë të prerë është gjetur në një pyll të qytetit të Devon.
Policia po e trajton vdekjen si "të pashpjegueshme" ndërsa ka hapur një hetim.
Policia gjithashtu ka vendosur një perimetër sigurie dhe po mbledh të gjitha provat që mund të zbulojnë dinamikën e vdekjes së rëndë.
Nuk dihet ende mosha apo gjinia e personit të vdekur, shkruan mirror.uk.
