Anglia planifikon të ndalojë totalisht telefonat në shkollë për të përmirësuar sjelljen

Anglia planifikon të ndalojë përdorimin total të telefonave mobile në shkollë. Masat që pritet të prezantohen nga qeveria britanike parashikohen të kenë objektiv jo vetëm ndalimin e telefonave gjatë orës së mësimit por gjatë gjithë kohën që nxënësi kalon në shkollë.

Qëllimi ka të bëjë me “qetësinë në klasë” përmirësimin e rregullave dhe disiplinës në shkolla.

Ministri i Arsimit tha se donte një shkollë pa telefon, duke e quajtur atë një mjet “shkatërrues” dhe “shpërqëndrues”

Një konsultim i gjerë ka nisur për të kërkuar pikëpamjet e mësuesve dhe prindërve se si të promovojnë sjellje të mirë.

Një shqetësim vjen dhe fakti i shpërndarjes së pornografisë në internet përmes telefonave.

"Telefonat po i shpërqëndrojnë. Dua ti jepet fund, duke bërë një shkollë pa telefona" tha ministri i Arsimit Gavin Williamson.