Dhjetëra viktima në Kanada për shkak të nxehtit ekstrem, termometri shënoi 49,5°C
Dhjetëra persona kanë humbur jetën në Kanda, për shkak të valës së nxehtë që ka ardhur nga temperaturat e larta.
130 persona kanë humbur jetën që nga e premtja. Mësohet se shumica prej tyre ishin të moshuar, ose kishin probleme shëndetësore, raporton BBC.
Sipas autoriteteve nxehtësia ka qenë faktor kontribues në vdekjen e qytetarëve.
Të martën Kanadaja regjistroi temperaturën e saj më të lartë të arritur ndonjëherë për të tretën ditë radhazi 49.5°C në Lytton.
Ekspertët thonë se vala aktuale ekstreme është pasojë e ndryshimeve klimatike.
Për shkak të temperaturave, zona e Vankuverit ka mbyllur shkollat dhe qendrat e vaksinimit ndaj Covid-19 ndërsa ka instaluar në rrugë ujëvara provizore dhe stacione spërkatjeje me ujë.
Zona me presion të ulët në Amerikën Veriore po shtrihet nga pjesa perëndimore e SHBA-së që po ashtu raporton fenomene ekstreme të motit
‘Euro 2020’ / Riza: Ukraina është shumë inferiore ndaj Suedisë
29 Qershor, 23:47


