Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare
Ish sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld, një nga arkitektët kryesorë të luftës në Irak, ka vdekur në moshën 88 vjeç,.
Lajmin e ka bërë me dije familja e tij, të cilët njoftuan se ai vdiq në shtëpinë e tij në qytetin Taos, New Mexico.
"Me trishtim të thellë ne ndajmë lajmin për vdekjen e Donald Rumsfeld, një burrë shteti amerikan dhe burrë i përkushtuar, babai, gjyshi dhe gjyshi i madh," tha familja në një deklaratë.
Rumsfeld, një ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes gjatë presidencës së George W. Bush, dhe njihet si një nga arkitektët kryesorë të luftës në Irak dhe Afganistan.
Rumsfeld mbikëqyri sulmet ndaj bazave të Al-Kaidës në Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Nga intervenimi ushtarak amerikan shumë shpejt talibanët u rrëzuan nga pushteti dhe u krijua një qeveri e re e zgjedhur në mënyrë demokratike.
Më 2003, forcat amerikane rrëzuan nga pushteti presidentin irakian, Saddam Hussein, por pas kësaj, nuk arritën të mbanin rendin dhe rregullin.
Më vonë, Bush e zëvendësoi Rumsfeldin pasi Shtetet e Bashkuara disi u bllokuan në luftimet në atë vend.

