Vritet në mes të rrugës me dy plumba shqiptari në Strasburg

Një shqiptar është vrarë ditën e sotme në mes të rrugës në Strasburg rreth orës 9:30 të mëngjesit.

Ai u qëllua me dy shtëna, njëra në gjoks dhe tjetra në kokë, të cilat i morën jetën.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës des Frères-Eberts me rrugën Livio, në sektorin Plaine-des-Bouchers, pjesa perëndimore e rrethit Meinau.

Ndërkohë, autoritetet vendase kanë nisur hetimin për ngjarjen, ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim.