Sekuestrohen 6 ton kokainë në xhungël, dyshohet se i përkasin Ushtrisë Nacional-Çlirimtare kolumbiane
Qeveria kolumbiane njoftoi ditën e djeshme (29 qershor) sekuestrimin e gjashtë tonë kokainë, në një laborator droge në xhungël, në pjesën jug-perëndimore të vendit.
Sipas autoriteteve lokale thuhet se kokaina i përket Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të vendit (ELN).
"Është goditja më e madhe e trafikut të drogës për këtë vit. U sekuestruan 6 tonë kokainë", tha Ministri i Mbrojtjes Diego Molano për mediet kolumbiane.
"Kokaina, makineritë dhe sendet e tjera të gjetura kishin vlerë më shumë se 9 milionë dollarë. Droga ishte gati për t'u paketuar dhe transportuar në bregdetin kolumbian në oqeanin Paqësor, për t'u dërguar në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara," tha Prokurori i Përgjithshëm Francisco Barbosa.
Tropas de la @FuerzaAereaCol y @FiscaliaCol en #Nariño, destruyeron 3 laboratorios para procesamiento de clorhidrato de cocaína, con capacidad de producir entre una y dos toneladas al mes. Más aquí---》https://t.co/M9RNBg9g2r #EjercitoCol pic.twitter.com/WFUX33QtTj
— Soldado Ejército de Colombia (@EjercitoCol) June 30, 2021
Në vitin 2020, Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerësoi se zona e Kolumbisë ku kultivohet koka, bima, ku gjethet e së cilës janë lënda e parë për prodhimin e kokainës, ishte 1.440.000 hektarë. Megjithëse kjo zonë u zvogëlua (-7%) krahasuar me 2019, prodhimi i kokainës vazhdoi të rritet, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (ONUDC).
Kolumbia është vendi me prodhimin më të lartë të kokainës në botë ( rreth 1,010 ton në vit). Vendi ku konsumohet pjesa më e madhe e drogës janë SHBA.
Estructuras rústicas, contrario a otras construcciones ubicadas en anteriores oportunidades en la región, tenían base en concreto y distribución independiente de cada proceso ilícito. Fueron halladas 6 toneladas y media de clorhidrato de cocaína y 443 kilos de pasta base de coca. pic.twitter.com/9pg2WBpi7S
— Fiscalía Colombia (@FiscaliaCol) June 29, 2021