Video/ Peshkaqeni del nga uji dhe kafshon parashutistin, humb një pjesë të këmbës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2021, 17:22
Ky është momenti tronditës kur një peshkaqen doli nga uji dhe kafshoi një pjesë të këmbës së një burri ndërsa ishte duke fluturuar në Detin e Kuq.
Pamjet tregojnë parashutistin, një 37-vjeçar jordanez, që rri pezull mbi ujë në Aqaba, kur peshkaqeni papritmas del dhe e kafshon atë në këmbë.
Burri humbi një pjesë të pjesës së pasme të këmbës së tij si pasojë e këtij sulmi, i cili gjithashtu i preu tendinat dhe theu disa kocka.
Ai u dërgua në Spitalin Ushtarak Princ Hashem, ku bëri një operacion në këmbën e tij të djathtë, dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.
Mohammad Qataëneh nga Qendra Ndërkombëtare e Zhytjes në Aqaba i tha medies lokale se edhe pse tronditëse, sulmet nga peshkaqenët në Gjirin e Aqaba janë të rralla.
