Shembja e pallatit 11-katësh/ Shkon në 16 numri i viktimave

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shembjen e pallatit 11-katësh në Florida të SHBA-së. Sipas mediave të huaja, numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së pallatit ka shkuar në 16, ndërsa 147 janë zhdukur.

“Ne kemi identifikuar katër viktima të tjera. Numri i të vdekurve është 16.”-tha Kryetarja e Bashkisë Daniela Levin Kava në një konferencë shtypi.

Ndërtesa 11-katëshe u shemb të enjten e kaluar rreth orës 01:20, ndërsa nga mediat e huaja është konsideruar si një nga katastrofat më të këqija në historinë e SHBA.