Real Madrid, klubi i parë sportiv në botë që arrin 100 milionë ndjekës në Instagram

Real Madrid prej vitesh dhe dekadash dominon si një ndër 3 klubet më të rëndësishme në botën e futbollit dhe jo vetëm. Klubi spanjoll njihet për risitë dhe për eksplorimet edhe jashtë botës së futbollit dhe tani arrin një tjetër rekord duke tejkaluar diçka që askush se ka arritur më parë.

Bëhet  fjalë për rrjetet sociale që sot janë shumë të rëndësishme për çdo klub dhe konkretisht në Instagram ku Real Madrid bëhet entiteti i parë sportiv në botë që arrin 100 milionë ndjekës, një numër i jashtëzakonshëm vetëm po ta mendosh ndikimin që ka tek tifozët dhe te njerëzit që ndjekin këtë sport kaq të bukur.

Real Madrid, klubi i parë sportiv në botë që arrin 100

Po të mendosh që edhe në Facebook, ka 4 vite që Real Madrid ka arritur 100 mln ndjekës duke lënë pas rivalët e përjetshëm të Barcelonës që kanë 97.7 mln ndjekës në të gjithë botën.

“Ky objektiv ri i arritur në rrjetet tona sociale konfirmon universalitetin dhe rritjen e vazhdueshme të popullaritetit të klubit tonë, dhe angazhimin e miliona ndjekësve tanë në të gjitha kontinentet, të cilët ne gjithmonë i falënderojmë për besnikërinë dhe afeksionin e tyre”, shkruhej në reagimin e publikuar nga Real Madrid.

Poll

Tre vite më parë kur Ronaldo u largua nga Real Madrid, menjëherë klubi humbi 1 milionë followers në Instagram por që nga ajo ditë, rritja ka qenë e vazhdueshme dhe sot bëhet klubi më dominues në rrjetet sociale në botë.