Makina përplas motorin në Shëngjin, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin. Raportohet se një automjet ka përplasur një motor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, Gjergj Gjoni nga fshati Balldren.

I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë ndërprerja e rrugës nga motori.