Video/ Gola e asist, Messi dhuron spektakël, përcaktohen çerekfinalet e Copa America
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2021, 08:59
Copa America luajti ndedhjet e fundit të Grupit A që përcaktuan edhe çiftet çerekfinaliste të këtij kompeticioni.
Argjentina në sfidën e fundit të Grupit dhuroi spektakël e udhëhequr nga Lionel Messi që shënoi dy gola dhe dha një asist në suksesin 4-1 ndaj Bolivisë.
Tashmë skuadra albiceleste blindoi vendin e parë dhe mësoi edhe rivalin e ardhshëm ku në çerekfinale do të ketë përballë Ekuadorin.
Në sfidën tjetër të Grupit B, Uruguai mposhti 1-0 Paraguain dhe siguroi vendin e dytë që e përball me Kolumbinë në çerekfinale.
Brazili gjithashtu ka mësuar rivalin e tij më tej dhe do të jetë pikërisht Kili e mund të themi se do të jetë sfida më interesante e kësaj faze.
Ndeshja tjetër dhe e fundit çerekfinale do të jetë ajo mes Perusë dhe Paraguait.
