Ambasada e Zvicrës: Faleminderit Kosovë për përkrahjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2021, 10:16
Ambasada e Zvicrës thotë se shteti zviceran është krenarë për diversitetin e kombëtares duke u përbërë nga futbollistë nga vendet e ndryshme.
Në një reagim për fitoren e kombëtares zvicerane ndaj Francës, ambasada falenderon Kosovën prejardhjen e të cilës janë futbollistët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmeti, i cili ishte edhe njëri nga futbollistët që shënoi nga penalltia.
“UEFA e shpërblen Granit Xhakën me çmimin lojtari i ndeshjes. Faleminderit Kosovë për përkrahjen!” shkruan ambasada.
Të premten skuadra e Vladimir Petkoviç do të luajë me Spanjën në çerekfinale ku nuk do të luajë Granit Xhaka, për shkak të kartonëve.
