Video/ Arinjtë zhyten në pishinë për t’i shpëtuar vapës së madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2021, 17:23
Jo vetëm njerëzit, por dhe kafshët vuajnë nga temperaturat e larta të regjistruara në Kanada.
Në British Columbia, temperaturat arritën 46 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe një ari me dy këlyshët u përpoqën të freskoheshin në pishinën e një shtëpie.
Lyle Jeffrey, i cili jeton pranë parkut Mundy, filmoi momentin kur ariu me dy këlyshët po zhyteshin në pishinën e familjes.
Jeffrey thotë se arinjtë qëndruan në pishinë për rreth një orë dhe më pas u endën në Mundy Park.
Mother bear takes cubs for swim in a pool, as record temperatures scorch Canada ????☀️????️https://t.co/0o6EA3zEIU pic.twitter.com/h2t0yDvVi7
— BBC News (World) (@BBCWorld) June 29, 2021
