“Euro 2020”/ Riza: Holanda, Spanja dhe Franca me të njëjtin koeficient fitoreje
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Florian Riza, ka komentuar ndeshjet e ditës së sotme, atë të Francës përballë Zvicrës dhe Spanjës kundër Kroacisë.
Ai ka thënë se Franca në pjesën e parë është treguar shumë miqësore, ndërkohë që duhet të jepte dyfishin përballë një skuadre më të fortë se ajo.
“Janë tre ekipe që kishin pothuajse të njëjtën koeficient të fitores, dhe koeficienti i fitores tregon dhe realitetin e një ekipi. Pra ishte Holanda me të njëjtin koeficient, ishte Spanja dhe Franca. Jam plotësisht i bindur se Franca e kishte koeficient mbi për shkak se mendonte se do e fitonte ndeshjen shumë më thjesht.
Holanda u tregua jashtë situate. Të treja janë ekipe që nuk po e tregojnë realitetin e tyre në atë që është persupozuar. Mendoj se Franca në pjesën e parë është treguar miqësore. Në momentin që hynë në një kompeticion sidomos në një ekip që është nën nivelin tënd, duhet të kesh dyfishin e motivimit në punë."
