Bicaj: Spanja ekip i fortë, ja cila është dobësia që Kroacia do të shfrytëzojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2021, 17:48
I ftuar në emisionin e “Sport Magazinë” në Ora News, Ditmar Bicaj, ka komentuar ndeshjen mes Kroacisë dhe Spanjës, që do të luhet ditën e sotme.
Ai është shprehur se Spanja është një skuadër e fortë, por që mbrojtjen e ka të dobët. Më tej ai ka thënë se këtë dobësinë e Spanjës, kroatët do ta shfrytëzojnë në maksimum.
“Spanja kaloi vështirësi në fazën e grupeve. Kroacia nuk është ajo e vitit 2018, vjen me më shumë lojtarë të ri në ekip, pavarësisht se ka 4-5 lojtarë të ri dhe pa eksperiencë,personalisht dëshiroj shumë që Kroacia të ik në anën tjetër, por megjithatë vështirësia është shumë madhe sepse Spanja është një ekip shumë i mirë nga mesfusha e lartë, por dobësia e Spanjës është faza mbrojtëse. Kroatët do e shfrytëzojnë në maksimum.”
