Rrezikon largimin edhe Kessie, ka diferenca për rinovimin me Milanin

I pari ishte Donnarumma, më pas Çalhanoglu dhe tani Franck Kessie? Te Milani ka një problem të madh me rinovimet edhe pse zyrtarisht drejtuesit janë shprehur të qetë ndonëse kanë humbur deri tani dy titullarë nga sezoni i kaluar.

Asnjë përfitim nuk kishte klubi kuqezi nga portieri italian dhe mesfushori turk që ikën me parametër zero ndërsa tani ka një tjetër rast të ngjashëm. Kessie ka edhe një vit kontratë të mbetur me Milanin ku këta të fundit edhe për çështje imazhi duan të rinovojnë me patjetër këtê verë për të mos patur surpriza të pakëndshme në 2022.

Palët po negociojnë prej kohësh dhe mësohet se nuk janë afër akordit madje kanë diferenca të theksuara. Oferta e Maldinit për kontratën e re është me pagë 3.8 mln Euro neto në sezon, afër dyfishit që ai merr sot, 2.2 mln Euro dhe në krahun tjetër kërkesa është më e lartë, 6 mln Euro.

Është kjo shifër që ka kërkuar agjenti i mesfushorit i cili mund të marrë edhe shiritin e kapitenit pas largimit të Donnarummas por me kaq diferenca për kontraten e re, rreziku që të largohet edhe Kessie është i madh.

Poll

Kërkesat për lojtarin nuk mungojnë e për më tepër kur ka vetem një vit kontratë të mbetur teksa admiruesit nisin nga Inter e Juventus, deri te Atl. Madrid, Sevilla, Tottenham e Arsenal.