Hodhi shiritin e kapitenit/ Hallaçi për gjestin e Ronaldos: Nuk u bë hataja, është normale

I ftuar në emisionin “Euro 2020”në RTV Ora, Rraman Hallaçi, ka komentuar veprimin e futbollistit Kristiano Ronaldo, i cili pas ndeshjes së mbrëmshme ku Portugalia u eliminua nga kampionati evropian ka hedhur shiritin e kapitenin.

Ai është shprehur se nuk është bërë hataja dhe si pas tij është një gjest normal në nerva e sipër.

"Më ka qëlluar edhe mua njëherë në Kukës , e kam hedhur shiritin, në fakt nuk ka qenë një gjest i mirë dhe e kam kuptuar më vonë. E sidomos kur sheh një lojtar si Ronaldo, normalisht e gjithë vëmendja është aty.

Por po të shikojmë, nuk është se u bë hataja pse ka hedhur shiritin, nuk është se hodhi bluzën, është një gjest normal për mua. Nuk ka bërë një gjest për të ofenduar dikë."