Kualifikimi ka pasoja te Belgjika, De Bruyne e Hazard mund të mos jenë ndaj Italisë

Belgjika siguroi një vend në çerekfinalen e Kampionatit Europian duke mundur me vështirësi Portugalinë dhe ky sukses ka dhe kosto për “Djajtë e Kuq”.

De Bruyne dhe Hazard lane fushën e lojës përpara se ndeshja të mbaronte dhe sipas parashikimeve të para nga mjekët dhe shtypi belg, nuk duken gjëra pozitive në horizont.

Siç mësohet, vetëm mesfushori i Man. Cityt, Kevin De Bruyne ka shanse për t’u rikuperuar në kohë ose për të luajtur edhe si zëvendësues në sfidën me Italinë në çerekfinale.

Takimi mes tyre është parashikuar për t’u luajtur më 2 Korrik dhe për lojtarin tjetër të dëmtuar, Eden Hazard ka pesimizëm të madh. Fantazisti i Real Madridit ka pësuar një dëmtim muskular, i disati për këtë sezon për të dhe çdo problem fizik i tillë ka kërkuar shumë ditë ndoshta javë kohë për rikuperim ndaj dhe gjasat janë të mos jetë në këtë takim madje dhe Europiani i tij të jetë mbyllur këtu.

Shpresat gjithmonë janë te De Bruyne, për të cilin duhet pritur 24 orë të tjera që gjuri ku mori goditjen të shfryhet dhe më pas t’i nënshtrohet  kontrolleve të detajuara.

Poll

Ndikimi i De Bruyne u pa në lojën me Portugalinë ku pas daljes së tij, Belgjika nuk arriti të krijonte dhe të sulmonte si në pjesën e parë.