Video/ Brazili barazon pa Neymar, përcaktohen ekipet e kualifikuara në Grupin B

Ashtu si Euro 2020, edhe Copa America po futet në një fazë tjetër, atë të ndeshjeve me eliminim direkt. Mbrëmë vonë u luajtën ndeshjet e fundit të Grupit B ku vetëm Brazili e kishte siguruar tashmë vendin e parë.

Seleçao luajti ndaj Ekuadorit me shumë ndryshime duke lënë pushim disa titullarë si Neymar, Casemiro e Alex Sandro dhe në fund arriti të merrre një barazim 1-1 që nuk i prish aspak punë në renditje.

Ishte mbrojtë Eder Militao që shënoi në pjesën e parë në 37' për Brazilin teksa në të dytën u përgjigj Angel Mena në 53'.

Falë këtij barazimi të kombinuar edhe me rezultatin e ndeshjes tjeter, Ekuadori u kualifikua me 3 pikë si e katërta e Grupit B.

Sfida tjetër, Venezuelë-Peru ishte një përballje direkte për kualifikim dhe fituese doli pikërisht Peru që triumfoi 1-0 madje ky sukses e kalon në fazën tjetër edhe si e dyta e Grupit B.