"Kroatët presin me entuziazëm ndeshjen”/ Tuci: Favorite është Spanja, ka grup të fortë
Në një lidhje me “Skype” në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Indrit Tuci ka komentuar ndeshjen mes Kroacisë dhe Spanjës, që do të luhen ditën e sotme.
Ai është shprehur se ndeshja e sotme është e fortë dhe se tifozët kroat po e presin me entuziazëm. Më tej thotë se Spanja është më favorite se Kroacia.
“Ndeshja e sotme është shumë e fortë, tifozët kroatë kanë dalë të gjithë në rrugë, asnjëri nuk është në shtëpi, pavarësisht temperaturave të larta, janë bërë gati për të parë ndeshjen.
Kampionati evropian me shumë surpriza, skuadra të mëdha u eleminuan
28 Qershor, 17:29
Temperaturat tani janë 31 gradë Celsius. Është një ndeshje shumë e fortë, por prapë mendoj se Spanja, është më favorite se Kroacia. Spanja ka grup shumë të fortë. Te skuadra e Kroacisë do veçoja Bruno Petković, është një nga lojtarët më të mirë që ka Kroacia. “

