Taluant Seferi kalon te Teuta, huazimi vetëm për Champions League

Teuta po i afrohet aventurës Champions League, më saktë raundit të parë eliminator. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me Sheriff Tiraspol në raundin e parë eliminator të Champions League dhe duan të jenë të kompletuar për këtë sfidë ndaj dhe lojtarët duhen të një niveli të lartë.

Për të kompletuar sulmin, klubi durrsak ka bërë goditjen në sulm duke afruar lojtarin e kombëtares, Taulant Seferi.

Kjo lëvizje është vetëm për kupat e Europës dhe Tirana ka dhënë “ok” për aktivizimin e tij në këtë aktivitet me kampionët e Shqipërisë. Më poshtë edhe njoftimi i Teutës.

" Taulant Seferi huazohet per Kupat e Europes tek Teuta
Emri i katërt që i është bashkuar projektit evropian të kampionëve të shqipërisë është futbollisti i kombëtares Taulant Seferi. Ai do t’i bashkohet ekipit në formë huazimi. Seferi do të jetë një ndihmë e madhe në UEFA Champions League. Drejtuesit e Teutës falënderojnë presidentin e KF Tirana për bashkëpunimin dhe lejimin e futbollistit për t’u afruar me Teutën. Seferi do t’i bashkohet skuadrës sot në seancën e rradhës stërvitore që do të zhvillohet në Ohër. #welcometaulantseferi #forcateuta ".