Morata: Vuajtëm për t’u kualifikuar. Fitoren ia dedikoj familjes

Një Alvaro Morata i çliruar u duk në fund të ndeshjes me Kroacinë pasi sulmuesi i Juventusit u rikthye te goli pas kritikave të forta që mori më parë.

“Ndeshja ishte e vështirë. Kroacia është një ekip i madh, ata kanë lojtarë fantastikë dhe sot na është dashur të vuajmë shumë për ta fituar kualifikimin. Në një Kampionat Europian nuk ka ndeshje të lehta. Ne jemi të lumtur sepse kemi kaluar turnin dhe tani shikojmë përpara”.

I pyetur nëse kishte një dedikim të veçantë për golin dhe për këtë fitore, Morata nuk ka dyshime se për kë do të shkonte ajo që bëri në fushë.

"Fitoren dhe golin ia kushtoj gruas sime dhe fëmijëve të mi. Ata janë gjithmonë aty: kur gjërat shkojnë keq dhe vuaj, ata janë atje për të më dhënë forcën për të reaguar dhe për të dhënë gjithçka”, përfundoi sulmuesi i “La Rojas”.

Ndërkohë një tjetër hero i ndeshjes, autori i golit të tretë për Spanjë, Ferran Torres foli për sfidën dhe për paraqitjen e skuadrës.

“Kur punon mirë, vijnë rezultatet. Çdo kundërshtar është mirë për në në çerekfinale. Ne do të përballemi duke menduar për veten dhe jo për kundërshtarët. Gabimi i Simon? Unai është një portier i shkëlqyer dhe reagoi mirë ndaj gabimit, duke na shpëtuar në rastin e Kramaric kur ishim në 3-3”, përfundoi sulmuesi i Man. City.